Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Sat Sep 23, 2017 5:28 pm


You are not connected. Please login or register

Guida e Matures Shteterore 2008

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 2 e 2]

26default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:10 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
2.7 “KMSH” i DAR/ZA ėshtė Komisioni i Maturės Shtetėrore pranė DAR-it ose ZA-sė.
2.8 “KSHMSH” ėshtė Komisioni Shkollor i Maturės Shtetėrore.
2.9 “PAP” ėshtė Pėrgjegjėsi i Administrimit tė Provimit.
2.10 “AP” ėshtė Administratori i Provimit.
2.11” AS” ėshtė Administratori i Sekretimit.
2.12 ”PTP” ėshtė Pėrgjegjėsi i Testit Pėrfundimtar.
2.13 “KOPOTED” ėshtė Komisioni pėr shqyrtimin e testeve qė dyshohen pėr kopjim.
Neni 3
Autoriteti shtetėror pėrgjegjės pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės ėshtė Ministria e Arsimit dhe e Shkencės dhe institucionet e saj tė varėsisė.
Neni 4
Komiteti i Maturės Shtetėrore (KMSH) ėshtė organ kėshillimor dhe mbikėqyrės pranė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės dhe pėrfaqėson grupet e interesit nė lidhje me Maturėn.
Anėtarėt e Komitetit tė Maturės Shtetėrore zgjidhen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencės njė herė nė dy vjet.
Neni 5
Institucionet e varėsisė sė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, pėrgjegjėse pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės janė:
a. Agjencia qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė nxėnėsve (AVA)
b. Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR dhe ZA)
c. Drejtoritė e shkollave tė mesme
Neni 6
AVA lidhur me zhvillimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore kryen detyrat e mėposhtme:
6.1. Harton teste tė standardizuara.
6.2. Trajnon anėtarėt e KMSH-ve tė DAR-ve dhe ZA-ve si dhe individė tė tjerė tė pėrfshirė nė zhvillimin e provimeve tė Maturės.
6.3. Boton materiale ndihmėse pėr provimet e Maturės.
6.4. Shumėfishon tė gjitha materialet e provimeve tė Maturės.
6.5. Kryen paketimin e materialeve tė provimeve.
6.6. Harton grafikun e shpėrndarjes dhe grumbullimit tė materialeve tė provimeve tė Maturės.

Http://Anoida.CoM

27default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:11 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
6.7. Organizon dhe realizon vlerėsimin e testeve.
6.8. Emėron vlerėsuesit e jashtėm tė testeve.
6.9. Shpall rezultatet e arritjeve tė ēdo nxėnėsi/kandidati nė provimet e Maturės.
6.10. Arkivon ēdo material tė provimit dhe i ruan ato pėr 6 muaj nė mjediset e institucionit.
6.11. Pėrgatit raportin publik mbi arritjet e nxėnėsve nė provimet e Maturės.
6.12. Kryen veprimet financiare pėr hartimin dhe vlerėsimin e testeve nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi dhe detyrat e saj.
Neni 7
Pėr zhvillimin normal tė provimeve tė Maturės ngrihen kėto komisione tė pėrkohshme:
7.1. Komisionet e hartimit tė programeve orientuese lėndore tė Maturės.
7.2. Komisioni i Maturės Shtetėrore i DAR-it, ZA-sė (KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė).
7.3. Komisioni Shkollor i Maturės Shtetėrore (KSHMSH ).
Neni 8
Komisionet e hartimit tė programeve orientuese lėndore ngrihen nga IKT. Secili prej tyre, pėr provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje, shkruan programin orientues lėndor pėr nxėnėsit dhe grupin qė harton testin lėndor tė provimit tė Maturės. Programet orientuese lėndore pėr provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje miratohen nga MASH.
Neni 9
Komisioni i Maturės Shtetėrore pranė DAR-it dhe ZA-sė ngrihet deri mė 5 Shkurt dhe pėrbėhet nga 5 (pesė) anėtarė, ku kryetar ėshtė drejtori i DAR-it dhe i ZA-sė dhe 4 (katėr) anėtarė tė tjerė, punonjės tė kėtyre institucioneve qė punojnė nė sektorėt e trajnim-kualifikimit, inspektimit, burimeve njerėzore, kėshillimit pedagogjik dhe tė statistikės.
Drejtori i DAR/ZA, PAP dhe AP, me caktimin nė detyra qė lidhen me zhvillimin e procesit tė Maturės Shtetėrore, janė tė detyruar tė pranojnė, me anė tė njė deklarate personale,qė nuk kanė fėmijė, nipėr/mbesa maturantė tė pėrfshirė nė provimet e Maturės nė njėsinė ku ushtrojnė funksione qė lidhen me realizimin e provimeve tė kėsaj Mature.

Http://Anoida.CoM

28default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:11 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
Neni 10
Komisioni i Maturės pranė DAR-it dhe ZA-sė kryen kėto detyra:
10.1. Miraton pėrbėrjen e Komisionit Shkollor tė Maturės Shtetėrore (KSHMSH);
10.2. Koordinon veprimet ndėrmjet MASH-it, AVA-s dhe KSHMSH-sė;
10.3. Pajis KSHMSH-nė me dokumentacionin pėrgatitor pėr zhvillimin e provimit tė Maturės, tė miratuar nga MASH-i dhe AVA;
10.4. Trajnon anėtarėt e KSHMSH-ve sipas detyrave tė ngarkuara;
10.5. Dorėzon nė afat nga AVA nė KSHMSH dhe anasjelltas, ēdo material tė provimit tė Maturės nė pėrputhje me kėtė Rregullore;
10.6. Krijon Bazėn e tė dhėnave pėr plotėsimin e dokumentacionit pėrkatės;
10.7. Evidenton dhe cakton mjediset ku zhvillohen provimet e Maturės;
10.8. Harton listėn e pėrgjegjėsve tė administrimit, tė administratorėve tė provimit e tė sekretimit tė provimeve tė Maturės;
10.9. Organizon nė mjediset e saj shortin pėr shpėrndarjen nė ēdo mjedis tė provimeve, tė ēdo pėrgjegjėsi tė administrimit tė provimeve, tė ēdo administratori tė provimeve dhe sekretimit, 3 (tre) orė para zhvillimit tė ēdo provimi tė Maturės;
10.10. Dėrgon pranė ēdo KSHMSH-je rezultatet e ēdo nxėnėsi/kandidati dhe ēdo dokument tė pėrfundimit tė Maturės, tė dėrguar nga AVA;
10.10 Shqyrton dhe vendos pėr shkeljen e ēdo rregulli tė administrimit tė provimit tė Maturės, bazuar nė informacionin me shkrim tė dėrguar nga pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit;
10.11 KMSH-ja, 3-5 ditė pas mbarimit tė ēdo provimi, dorėzon nė AVA, zyrtarisht, nė fletė dhe kopje elektronike, listėn e plotė tė emrave te PAP, administratorėve tė provimit dhe tė sekretimit, pėr ēdo mjedis, tė ndarė sipas mjediseve dhe sallave ku ata kanė qenė administratorė, ku shėnohet dhe numri i nxėnėsve qe ka pasur ne administrim;

Http://Anoida.CoM

29default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:12 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
10.12. KMSH-ja pranė DAR/ZA, organizon procesin e kėshillimit tė nxėnėsve pėr plotėsimin e formularėve A1, A2 nė pėrputhje me interesat e tyre pėr pėrzgjedhjen e shkollave tė larta qė duan tė vazhdojnė;
10.13. KMSH-ja pranė DAR -it dhe ZA-sė kryen edhe detyra tė tjera qė dalin nė zbatim tė kėsaj Rregulloreje si edhe udhėzimeve tė tjera tė dala nga MASH.
Neni 11
Komisioni Shkollor i Maturės Shtetėrore ngrihet deri mė 10 Shkurt dhe pėrbėhet nga 3 (tre) deri nė 5 (pesė) anėtarė, nė varėsi tė numrit tė maturantėve tė ēdo shkolle.
Kryetari i kėtij komisioni ėshtė drejtori i shkollės. Anėtarėt e tjerė zgjidhen nga personeli i shkollės. Nė kėtė komision pėrfshihet edhe njė nga zv.drejtorėt e shkollės, nėse ka tė tillė.
Neni 12
Komisioni Shkollor i Maturės Shtetėrore kryen kėto detyra:
12.1 Afishon nė mjediset e shkollės tė gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshėm pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės.
12.2 Pajis ēdo nxėnės me formularin A1 dhe ēdo kandidat tė interesuar me formularin A2.
12.3 Ndihmon dhe sqaron ēdo nxėnės/kandidat pėr provimet e Maturės dhe pėr plotėsimin e formularėve A1 dhe A2. nė pėrputhje me interesat e tyre pėr pėrzgjedhjen e shkollave tė larta qė duan tė vazhdojnė.
12.4 Siguron saktėsinė e plotėsimit tė formularėve A1 dhe A2 nė tėrėsi dhe pėr pjesėn qė plotėsohet nga shkolla,nė veēanti.
12.5 Merr nė dorėzim formularėt A1, A2 dhe Mandat-arkėtimet qė dorėzohen nga ēdo nxėnės.
12.6 Hedh tė dhėnat e nxėnėsve nė tabelėn pėrmbledhėse tė listės emėrore tė nxėnėsve qė do tė marrin pjesė nė provimet e detyruara dhe me zgjedhje (Tabela T).
12.7 Dorėzon nė afat nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė formularėt A1 dhe A2, tė plotėsuar prej ēdo nxėnėsi/kandidati, sė bashku me tabelėn e regjistrimeve.
12.8 Shpall listėn e nxėnėsve/kandidatėve qė japin provime tė detyruara dhe me zgjedhje.

Http://Anoida.CoM

30default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:12 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
12.9 Shpall listėn e mjediseve ku do tė zhvillohen provimet; informon me shkrim ēdo nxėnės/kandidat pėr mjedisin ku do tė zhvillohen provimet e Maturės.
12.10 Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve 5 (pesė) ditė pėrpara datės sė ēdo provimi tė Maturės.
12.11 Informon KMSH-nė nė DAR/ZA pėr numrin e individėve qė nevojiten pėr administrimin dhe sekretimin e provimeve tė Maturės, nė pėrputhje me mjediset e caktuara nga KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė
12.12 Plotėson dhe jep Dėftesėn e pėrfundimit tė shkollės sė mesme.
12.13 KSHMSH-ja kryen edhe detyra tė tjera qė dalin gjatė zbatimit tė kėsaj Rregulloreje si edhe prej udhėzimeve tė tjera tė dala nga MASH ose AVA.

Http://Anoida.CoM

31default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:13 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
I. PROCEDURAT E PROVIMIT TĖ MATURĖS
Neni 13
Provimet e Maturės zhvillohen pas pėrfundimit tė procesit mėsimor tė shkollės sė mesme.
Neni 14
14.1 Provimet e Maturės pėrbėhen nga provime tė detyrueshme dhe me zgjedhje.
14.2 Provimet e detyrueshme zhvillohen nė ditė tė ndryshme.
14.3 Provimet me zgjedhje zhvillohen nė njė ditė.
14.4 Provimet me zgjedhje zhvillohen vetėm njė herė nė vit.
14.5 Provimet e Maturės zhvillohen vetėm me shkrim
Neni 15
Datat e provimeve tė Maturės caktohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencės.
Neni 16
Provimet e detyruara tė Maturės i jep ēdo nxėnės qė ka pėrfunduar vitin e fundit tė shkollės sė mesme dhe ka plotėsuar formularin A1.
Ēdo nxėnės mbetės nė provimet e detyruara ka tė drejtėn e riprovimit nė sesionin e dytė (tė vjeshtės).
Neni 17
Ēdo nxėnės qė ka vlerėsimin kalues nė tė dy provimet e detyruara dhe dėshiron tė vazhdojė shkollėn e lartė, jep edhe provimet me zgjedhje.

Http://Anoida.CoM

32default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:14 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
Nxėnėsi, i cili ėshtė mbetės qoftė edhe nė njė nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e parė, nuk ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje. Ky nxėnės duhet tė japė riprovim lėndėt e detyruara nė sesionin e dytė dhe, nė qoftė se i merr ato, ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje vitin e ardhshėm.
Neni 18
Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme, organizon ruajtjen e mjediseve tė provimeve dhe tė AVA-sė.
II. PROCEDURA E PĖRGATITJES SĖ TESTEVE NGA AVA
Neni 19
Pėr tė gjitha lėndėt e provimeve tė detyruara dhe me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e parė veprohet sipas kėsaj procedure:
19.1. DZHK-ja nė MASH dėrgon zyrtarisht nė AVA programet orientuese lėndore tė hartuara nga komisionet e ngritura sipas Nenit 8 tė kėsaj Rregulloreje.
19.2. Pas marrjes sė programeve orientuese, drejtori i AVA miraton ngritjen e grupeve lėndore tė hartimit tė testeve. Me propozimin e specialistėve lėndorė tė AVA ai emėron anėtarėt e grupeve lėndore tė hartimit tė testeve. Ata angazhohen nė punė pas nėnshkrimit tė kontratave tė posaēme,tė cilat vėnė si kusht ruajtjen e sekretit dhe mungesėn e konfliktit tė interesit.
19.3. Specialistėt lėndorė tė AVA-sė trajnojnė ēdo anėtar tė grupeve lėndore tė hartimit tė testeve, pas emėrimit tė tyre.
19.4. Ēdo grup lėndor harton fondin e kėrkesave tė testeve, bazuar nė matricėn e specifikimeve,tė hartuar nga specialisti lėndor. Ky fond ėshtė sa 10 (dhjetėfishi) i kėrkesave qė do tė pėrmbajė testi.
19.5. Pilotimi i njohjes sė karakteristikave tė kėrkesave, procedurave logjistike dhe administrative pėr realizimin e provimit kryhet nga fondi i kėrkesave tė hartuara nga ēdo grup lėndor, nėn drejtimin e specialistit lėndor.
19.6 Pėrzgjedhja e testit tė lėndės bėhet nga specialistė tė caktuar prej Ministrit tė Arsimit e Shkencės, qė emėrtohen pėrgjegjės tė testit pėrfundimtar (PTP), nė kushtet e ruajtjes sė plotė tė sekretit (KOEPS), brenda

Http://Anoida.CoM

33default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:14 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
ambienteve tė izoluara tė AVA. Menjėherė pas pėrzgjedhjes sė testit kryhet shumėfishimi dhe paketimi i Test-broshurave.
III. PROCEDURAT E APLIKIMIT PĖR PROVIMET E MATURĖS
Neni 20
MASH miraton deri mė datė 10 Shkurt:
20.1 Formularin A1 (tė dhėnat e kandidatit dhe kėrkesa e tij pėr provimet e lėndėve me zgjedhje).
20.2 Udhėzuesin e formularit A1.
20.3 AVA dėrgon nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė formularėt A1, udhėzuesit pėr ta dhe modelin pėr pėrmbledhjen e tė dhėnave nga formularėt A1. KMSH-tė e DAR-ve dhe ZA-ve i dėrgojnė ato nė KSHMSH-tė deri mė 20 Shkurt.
Neni 21
MASH miraton deri mė datė 1 Prill:
21.1 Formularin A2 (tė dhėnat e nxėnėsve qė kanė marrė provimet e detyruara, me notėn mesatare dhe pėrzgjedhjen e degėve tė shkollave tė larta ku dėshiron tė studiojė).
21.2 Udhėzuesin e formularit A2.
Kandidatėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta duhet tė plotėsojnė edhe formularin A2, brenda datės 30 Qershor dhe ta dorėzojnė atė nė KSHMSH.
Neni 22
Ēdo nxėnės nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme, pavarėsisht nėse jep apo jo provimin me zgjedhje, plotėson dhe dorėzon formularin A1 nė KSHMSH-nė e shkollės ku ai mėson, brenda datės 10 Mars.
Formularėt e plotėsuar dėrgohen zyrtarisht nga KSHMSH e shkollės nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė brenda datės 25 Mars, sė bashku me fotokopjen e tabelės sė regjistrimeve dhe me tabelėn e plotėsuar pėrmbledhėse tė tė dhėnave tė formularėve.
KMSH-tė e DAR-ve dhe ZA-ve hartojnė mbi kėtė bazė listat e plota me tė dhėnat e tė gjithė kandidatėve, sipas modelit tė dėrguar nga AVA dhe i dėrgojnė ato zyrtarisht dhe nė formė elektronike, tė ndara sipas shkollave, sė bashku me formularėt e plotėsuar, nė AVA, brenda datės 31 Mars.

Http://Anoida.CoM

34default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:15 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
Neni 23
Tė gjithė personat qė kanė kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanė marrė Dėftesė Pjekurie dhe dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta,do tė japin dy provimet me zgjedhje.
Regjistrimi pėr provimet me zgjedhje do tė bėhet:
a) Nė shkollat ku kėta persona kanė kryer shkollat e mesme.
b) Nė KMSH tė DAR-it apo ZA-sė, ku ka figuruar shkolla e mesme, nėse shkolla e mesme apo profili i shkollės sė mesme qė kanė kryer ėshtė mbyllur. Nė kėtė rast, kėta persona paraqesin nė kėtė KMSH dokumentet e mėposhtme:
1 Vėrtetimin qė ka mbaruar shkollėn e mesme, i shoqėruar me notat e 4 (katėr) ose 5 (pesė) viteve tė shkollės sė mesme, lėshuar nga drejtori i shkollės pėrkatėse, bazuar nė regjistrin themelor (amza).
2 Kopje tė noterizuara tė dėftesės sė pjekurisė.
3 Njė kopje tė dokumentit tė identifikimit tė noterizuara, (pasaportė) ose certifikatė lindjeje me fotografi, lėshuar jo mė vonė se tre muajt e fundit.
4 Kėrkesėn me shkrim pėr dhėnien e provimit me zgjedhje.
KMSH i DAR-it apo ZA-sė cakton shkollėn e mesme ku kėta persona do tė plotėsojnė formularėt A1 dhe A2 dhe do tė japin provimet me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-sė pėrcakton pėr kėta nxėnės, nė bazė tė dokumenteve tė paraqitura, notėn mesatare tė viteve tė shkollimit si edhe notat e provimeve tė detyruara D1 e D2 dhe ia pėrcjell ato zyrtarisht shkollės ku i cakton.
Neni 24
Ēdo nxėnės qė ka mbaruar shkollėn e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por NUK ka marrė dėftesėn e pjekurisė, jep provime tė detyruara dhe me zgjedhje. Ai plotėson dhe dorėzon Formularin A1 nė shkollėn ku e cakton KMSH i DAR-it dhe ZA-sė pėrkatėse, pasi ka paraqitur tek ato dokumentet e mėposhtme:
1. Vėrtetimin qė ka mbaruar shkollėn e mesme, tė shoqėruar me notat e 4 (katėr) ose 5 (pesė) viteve tė shkollės sė mesme, lėshuar nga drejtori i shkollės pėrkatėse, bazuar nė regjistrin themelor (amza).
2. Njė kopje tė dokumentit tė identifikimit tė noterizuar, (pasaportė) ose certifikatė lindjeje me fotografi, lėshuar jo mė vonė se tre muajt e fundit.

Http://Anoida.CoM

35default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:15 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
3. Kėrkesėn me shkrim pėr dhėnien e provimeve.
Neni 25
Tė gjithė nxėnėsit qė nė vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhanė vetėm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore, pėr t’u regjistruar nė degėt e shkollave tė larta publike kėtė vit duhet tė japin provimet me zgjedhje, pranė shkollave tė mesme ku kanė dhėnė provimet e detyruara. Pėr kėtė ata duhet tė bėjnė kėrkesė pranė KMSH tė DAR/ZA pėrkatėse, duke paraqitur Dėftesėn origjinale tė Pjekurisė.
Neni 26
Tė gjithė nxėnėsit qė nė vitet shkollore (2005-2006) dhe (2006-2007) dhanė provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore dhe nuk janė regjistruar nė asnjė nga degėt e shkollave tė larta publike, pėr t’u regjistruar nė kėto shkolla kėtė vit duhet tė rijapin provimet me zgjedhje, pranė shkollave tė mesme ku kanė dhėnė provimet e detyruara. Pėr kėtė ata duhet tė bėjnė kėrkesė pranė KMSH tė DAR/ZA pėrkatėse, duke paraqitur Dėftesėn origjinale tė Pjekurisė.
Neni 27
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, pas verifikimit tė dokumentacionit dhe kėrkesės sė ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė Nenet 23, 24, 25, 26 cakton shkollėn ku nxėnėsi/kandidati regjistrohet pėr provimet e Maturės dhe e informon atė me shkrim.
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė dėrgon nė KSHMSH dokumentacionin e ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė Nenet 23, 24, 25, 26.
KSHMSH-ja pas marrjes sė njoftimit zyrtar dhe dokumentacionit pėrkatės, merr masa pėr regjistrimin e ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė Nenet 23, 24, 25, 26.
Neni 28
Ēdo kandidat, i parashikuar nė Nenet 22, 23, 24, 25, 26, qė jep provimin me zgjedhje, paguan tarifėn e Maturės Shtetėrore, nė mėnyrė individuale, sipas udhėzimit tė posaēėm qė dėrgon MASH. Pagesa kryhet para se tė dorėzohet i plotėsuar formulari A2.
Neni 29
Regjistrimi i ēdo kandidati pėr provimin me zgjedhje, parashikuar nė nenet 23, 24, 25, 26, 27, konsiderohet i plotė, nė qoftė se krahas plotėsimit me saktėsi tė ēdo tė dhėne tė kėrkuar, formularit A2 i bashkėngjitet Mandat-arkėtimi origjinal qė

Http://Anoida.CoM

36default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:16 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
vėrteton pagesėn e tarifės sė Maturės Shtetėrore. Formulari A2 pranohet vetėm i shoqėruar me Mandat-Arkėtimin
Neni 30
Nė qoftė se pėr arsye tė ndryshme kandidati NUK merr pjesė nė provimin me zgjedhje pėr tė cilin ka bėrė pagesėn, kjo e fundit NUK kthehet.
Neni 31
Formularėt A1, A2 dhe tabela pėrmbledhėse T konsiderohen tė plotėsuar, kur nė to janė hedhur tė gjitha tė dhėnat qė duhet tė plotėsojė nxėnėsi dhe shkolla. Pas plotėsimit secilit formular i bėhet njė fotokopje qė mbahet e protokolluar nė drejtorinė e shkollės.
Neni 32
KSHMSH-ja, dėrgon zyrtarisht nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė formularėt A2, tė plotėsuar sipas Nenit 29, si edhe Tabelėn e regjistrimeve, brenda datės 2 Korrik. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, pasi bėn verifikimet pėrkatėse, i dėrgon formularėt, tė ndarė sipas shkollave, sė bashku me Tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkresė pėrcjellėse nė MASH, mė 11 Korrik.
Neni 33
33.1. Nxėnėsit shqiptarė qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit, kanė tė drejtė tė vazhdojnė studimet e larta nė Republikėn e Shqipėrisė .
Nxėnėsit qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė shtetit dhe qė nuk kanė dhėnė provimet ekuivalente me Maturėn Shtetėrore (provimet me detyrim D1 dhe D2 dhe ato me zgjedhje Z1 dhe Z2), pėr t’u pranuar nė shkollat e larta publike duhet tė japin provimet me zgjedhje.
33.2. Me Urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, pranė MASH ngrihet njė Komision i Posaēėm pėr tė shqyrtuar kėrkesat e kėsaj kategorie.
33.3. Nxėnėsit e pėrmendur nė Pikėn 1 tė kėtij Udhėzimi, paraqesin pranė kėtij Komisioni kėto dokumente:
1. Kėrkesėn me shkrim pėr tė vazhduar shkollėn e lartė publike.
2. Dėftesėn origjinale me notat e mbarimit tė shkollės sė mesme, tė pėrkthyera dhe tė noterizuara.
3. Pasaportė ose Certifikatė lindjeje me fotografi.
4. Paraqitja e dokumenteve bėhet nga data 1 deri mė 15 Prill 2008.

Http://Anoida.CoM

37default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:17 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
33.4. Komisioni, pasi njeh vlefshmėrinė e dėftesės shkollore, pėrcakton mbi bazėn e dokumentacionit tė paraqitur nėse provimet e dhėna qė figurojnė nė kėtė dėftesė janė ekuivalente me Maturėn Shtetėrore.
33.5. Pėr nxėnėsit e pėrmendur nė Pikėn 1, pėr tė cilėt Komisioni vlerėson se dokumentet shkollore tė tyre nuk dėshmojnė pėr dhėnien e provimeve ekuivalente me Maturėn Shtetėrore, ky komision pėrllogarit notėn mesatare tė viteve tė shkollimit dhe notat e provimeve tė detyruara D1 dhe D2. Kėto nota Komisioni ia pėrcjell zyrtarisht KMSH-sė DAR/ZA-ve, ku nxėnėsi ka vendbanimin, deri nė datėn 30 Prill 2007. KMSH e DAR/ZA-ve cakton shkollėn ku kandidati do tė kryejė provimet me zgjedhje dhe ku do tė plotėsojė formularėt A1 dhe A2, duke i pėrcjellė kėsaj shkolle dhe notat qė ka pėrcaktuar Komisioni i Posaēėm.
33.6. Formularėt A1 tė plotėsuar nga nxėnėsit pėr tė cilėt bėn fjalė ky nen dorėzohen zyrtarisht si edhe nė formė elektronike nė AVA, sė bashku me pėrmbledhėsen e tė dhėnave tė nxėnėsve, brenda datės 5 Maj.
Neni 34
Formularėt A1 tė dorėzuar nė AVA, sė bashku me tabelat pėrmbledhėse tė tė dhėnave, pėrpunohen nga AVA, e cila ndėrton Bazėn e tė dhėnave tė ēdo nxėnėsi/kandidati dhe pajis ēdo nxėnės/kandidat me njė Numėr regjistrimi pėrkatės, i cili pėrbėn elementin kryesor tė identifikimit tė nxėnėsit/kandidatit.
AVA dėrgon zyrtarisht, deri mė 25 Maj, nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė, njoftimin ku jepet numri i regjistrimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati pėr provimet e Maturės Shtetėrore.
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė i dėrgon njoftimet me numrat e regjistrimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati nė KSHMSH brenda datės 30 Maj.
Neni 35
KSHMSH, 1 (njė) ditė pas pėrfundimit tė vitit shkollor, njofton ēdo nxėnės pėr numrin e regjistrimit.
KSHMSH-ja evidenton nxėnėsit mbetės dhe njofton zyrtarisht KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė pėr nxėnėsit mbetės, 1 (njė) ditė pas pėrfundimit tė vitit shkollor
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, 2 (dy) ditė pas pėrfundimit tė vitit shkollor, njofton zyrtarisht AVA-nė pėr ēdo nxėnės mbetės, duke dėrguar edhe nė formė elektronike listėn e nxėnėsve mbetės sipas shkollave.

Http://Anoida.CoM

38default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:17 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
Neni 36
AVA, bazuar nė Nenin 35, ndėrton Bazėn e tė dhėnave pėrfundimtare dhe listėn emėrore pėrkatėse tė nxėnėsve/kandidatėve qė marrin pjesė nė provimet e Maturės Shtetėrore.
IV. PĖRZGJEDHJA E MJEDISEVE TĖ ZHVILLIMIT TĖ PROVIMEVE TĖ MATURĖS SHTETĖRORE
Neni 37
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė evidenton dhe inspekton mjediset ku zhvillohen provimet e Maturės, 2 (dy) muaj para kryerjes sė tyre.
Neni 38
Konsiderohen mjedise tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės, ato qė plotėsojnė kriteret e mėposhtme:
38.1. Mjedisi mė i vogėl i pėrshtatshėm pėr zhvillimin e provimeve tė jetė i mjaftueshėm pėr tė paktėn 15 nxėnės.
38.2. Largėsia ndėrmjet ēdo nxėnėsi/kandidati tė jetė jo mė pak se 120 cm larg nga njeri nxėnės/kandidat tek tjetri, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.
38.3. Nė ditėn e provimit NUK zhvillohen aktivitete tė tjera qė ndėrpresin provimin.
38.4. Mjediset tė jenė tė ajrosura dhe tė ndriēuara.
38.5. Nė mjediset ku zhvillohet provimi NUK ka postera, tabela ose materiale tė tjera qė kanė lidhje me lėndėn qė jepet provim.
38.6. Nxėnėsit/kandidatėt ulen me fytyrė nė tė njėjtin drejtim.
38.7. Sipėrfaqja qė nxėnėsi/kandidati ka nė dispozicion pėr tė shkruar ėshtė tė paktėn (40 x 60) cm.
38.8. Ēdo mjedis qė pėrzgjidhet pėr zhvillimin e provimeve, tė ketė komunikim me rrugė automobilistike.
Neni 39
Pėr provimet e Maturės, nė shkollat ku numri i nxėnėsve/kandidatėve ėshtė mė i vogėl ose e barabartė me 20 (njėzetė), KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku zhvillohen provimet.

Http://Anoida.CoM

39default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:18 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
KMSH-ja njofton KSHMSH-tė pėrkatėse pėr tė lajmėruar ēdo nxėnės/kandidat me shkrim dhe pėr t’u krijuar atyre kushte lehtėsuese transporti pėr provimet e detyruara.
Nxėnėsit e shkollave jopublike do t’i zhvillojnė provimet e maturės shtetėrore nė mjediset e shkollave publike.
Neni 40
KMSH-ja e DAR-it dhe e ZA-sė merr masa qė provimet me zgjedhje tė zhvillohen VETĖM nė qytetet e DAR-it dhe ZA-sė, mundėsisht nė mjedise tė mėdha dhe qė plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara nė Nenin 38.
Neni 41
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė pas pėrcaktimit tė mjediseve ku zhvillohen provimet e Maturės, dėrgon nė MASH, AVA dhe nė KSHMSH, deri mė 10 Maj listėn e mjediseve pėrkatėse.
KSHMSH-ja, pas marrjes sė njoftimit nga KMSH e DAR-it dhe ZA-sė merr masat e nevojshme pėr organizimin dhe rregullimin e ēdo mjedisi.
KSHMSH-ja, njofton ēdo nxėnės/kandidat, pėr mjedisin ku ai jep provimet e Maturės
V. PROCEDURAT E SHPĖRNDARJES DHE GRUMBULLIMIT TĖ MATERIALEVE TĖ PROVIMEVE TĖ MATURĖS
Neni 42
Shpėrndarja dhe grumbullimi i materialeve tė provimeve bėhet me Procesverbal. Materialet e provimit tėrhiqen nė AVA nga dy persona: pėrfaqėsuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i KMSH, tė DAR dhe ZA dhe njė person i autorizuar nga MASH, sipas grafikut te shpėrndarjes tė dėrguar nga MASH. Personat e autorizuar sipas kėtij neni mbajnė pėrgjegjėsi pėr ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e tyre deri nė dorėzimin tek kryetari i KMSH-sė sė DAR-it dhe ZA-sė.
Neni 43
Kryetari i KMSH-sė sė DAR-it dhe ZA-sė, pas marrjes nė dorėzim tė materialeve tė provimit, i ruan ato nė kasafortė dhe mban pėrgjegjėsi ligjore, individuale, institucionale, sipas dispozitave ligjore nė fuqi pėr ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e tyre.
Neni 44
Materialet e provimit tėrhiqen me procesverbal nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė nga Pėrgjegjėsi i Administrimit tė Provimit

Http://Anoida.CoM

40default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:18 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
(PAP), nė prani tė pėrfaqėsuesit tė KMSH-sė sė DAR-it dhe ZA-sė qė do ta shoqėrojė atė, nė mėngjesin e ditės sė provimit, 2 (dy) orė para fillimit tė provimit.
Kėta dy persona mbajnė pėrgjegjėsi ligjore, individuale, sipas dispozitave ligjore nė fuqi, pėr ruajtjen e sekretit dhe sigurimin deri nė momentin e hapjes sė tyre. Kutia me materialet e provimit ėshtė pėrgjegjėsi e PAP.
Nė zonat rurale koha e shpėrndarjes sė materialeve tė provimit ėshtė nė varėsi tė largėsisė sė mjedisit tė provimit nga DAR-i dhe ZA-ja.
Neni 45
45.1. Pas shpėrndarjes se testeve nga PAP pėr ēdo administrator provimi (AP), testet e ngelura (tė papėrdorura) PAP i fut nė zarf dhe i mbyll. Kėto teste qėndrojnė ne kasafortėn e drejtorisė sė shkollės (ose nė ndonjė vend tjetėr tė sigurt) deri nė pėrfundim tė provimit.
45.2. Pas pėrfundimit tė provimit, administratori i provimit i dorėzon me Procesverbal pėrgjegjėsit tė administrimit tė provimit Test-broshurat e plotėsuara nga ēdo nxėnės/kandidat. Pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit Test-broshurat e grumbulluara, Testet e papėrdorura dhe materialet e tjera tė provimit i mbyll nė kuti nė kushtet e sigurisė nė prani tė pėrfaqėsuesit tė KMSH-sė sė DAR-it dhe ZA-sė, dhe administra-torit tė provimit.
45.3. Kutia e mbyllur vuloset nga drejtori i shkollės pėrkatėse. Nė rast tė grupimit nė njė mjedis tė nxėnėsve nga shkolla tė ndryshme, pėrdoret vula e shkollės pritėse.
45.4. Pėrfaqėsuesi i KMSH-sė i DAR-it dhe ZA-sė dhe pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit, dorėzojnė nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė me Procesverbal kutinė me materialet e provimit.
45.5. Personi i autorizuar nga MASH, ngarkohet edhe me detyra tė tjera si koordinator dhe mbėshtetės i KMSH sė DAR dhe ZA, pėr zhvillimin normal tė provimeve tė Maturės Shtetėrore.
Neni 46
Ditėn e provimit, pas pėrfundimit tė provimit, pėrfaqėsuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i KMSH tė DAR/ ZA dhe personi i autorizuar nga MASH, kutitė e dorėzuara sipas Nenit 45, si dhe materiale tė tjera tė provimit, i sjellin nė AVA.

Http://Anoida.CoM

41default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:18 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
VI. PROCEDURA E SHPĖRNDARJES SĖ PĖRGJEGJĖSIT TĖ ADMINISTRIMIT, ADMINISTRATORĖVE TĖ PROVIMIT DHE TĖ SEKRETIMIT NĖ MJEDISET E PROVIMEVE TĖ MATURĖS
Neni 47
47.1. Pėr mjediset/sallat me mbi 15 nxėnės caktohet njė administrator provimi pėr ēdo 20-25 nxėnės.
47.2. Ēdo KMSH e DAR-it dhe ZA-sė, pasi merr informacion nga KSHMSH-ja pėr numrin e nevojshėm tė administratorėve tė provimeve dhe sekretimit, bėn hartėn e shpėrndarjes sė tyre nė mjediset/sallat e provimit.
47.3. KMSH e DAR-it dhe ZA-sė harton listėn emėrore pėr ēdo provim tė Maturės, tė individėve sipas rendit alfabetik, qė do tė jenė pėrgjegjės tė administrimit, administratorė provimi dhe njėkohėsisht listėn emėrore tė administratorėve tė sekretimit.
47.4. KMSH e DAR/ZA pėr mjediset e mėdha e me disa kate mund tė zgjedhė edhe nga njė administrator kati (palestre), me qėllim qė kėta tė asistojnė PAP nė administrimin e provimit.
47.5. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė organizon shortin pėr shpėrndarjen sipas mjediseve tė pėrgjegjėsve tė administrimit, administratorėve tė provimit dhe sekretimit,nė ditėn e provimit tė Maturės, 3 (tre) orė para fillimit tė tij.
47.6. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė vendos me short emrat e mjediseve ku do tė zhvillohen provimet.
47.7. Pasi pėrzgjidhet mjedisi i provimeve, nė pėrputhje me numrin e administratorėve tė provimeve dhe sekretimit pėr ketė mjedis, vendoset vija ndarėse sipas rendit zbritės, nė listat emėrore tė shpallura tė pėrgjegjėsve tė administrimit tė provimit, administratorėve tė provimit dhe tė sekretimit.
47.8. Nė DAR-tė dhe ZA-tė ku provimet zhvillohen vetėm nė njė mjedis, pėrzgjedhja respekton kėrkesat e nenit 50.
VII. ADMINISTRIMI I PROVIMIT
Neni 48
Detyrat e Pėrgjegjėsit tė Administrimit tė Provimit (PAP)
Gjatė dhe pas zhvillimit tė provimeve PAP ka kėto detyra:
48.1. Tėrheq nė DAR-nė ose ZA-nė, materialet e provimit;

Http://Anoida.CoM

42default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:19 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
48.2. Udhėzon dhe shpėrndan administratorėt e provimeve;
48.3. Bėn identifikimin e nxėnėsve/kandidatėve pėrpara hyrjes nė provim sipas listės emėrore tė dėrguar nga AVA;
48.4. Shpėrndan materialet e provimeve administratorėve tė provimeve tė Maturės dhe i hap ato nė prani tė nxėnėsve/kandidatėve;
48.5. Respekton orarin e zhvillimit tė provimeve;
48.6. Nuk lejon hyrjen e personave tė paautorizuar nė mjediset e provimit;
48.7. Njofton dhe raporton tek KMSH-ja pranė DAR-it dhe ZA-sė pėr ēdo rast parregullsie gjatė zhvillimit tė provimit;
48.8. Dokumenton ēdo parregullsi dhe masė qė merr dhe ia dorėzon ato KMSH–sė pranė DAR-it dhe ZA-sė;
48.9. Bėn paketimin e Test-broshurave tė papėrdorura, pas shpėrndarjes sė test-broshurave ēdo nxėnėsi/kandidati nė mjedisin e provimit;
48.10. Bėn paketimin e Test-broshurave tė pėrdoruara dhe materialeve tė tjera tė provimit, pas pėrfundimit tė provimit;
48.11 Plotėson formularin e zhvillimit tė provimit tė dėrguar nga AVA;
48.12 Kryen dorėzimin e materialeve tė provimit nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė, pas pėrfundimit tė provimit.
Neni 49
Detyrat e Administratorit tė Provimit (AP)
Gjatė ditės sė provimit administratori i provimit kryen detyrat e mėposhtme:
49.1 Bėn identifikimin e ēdo nxėnėsi/kandidati pėrpara hyrjes sė tij nė provim, sipas listės sė dėrguar nga AVA, nė qoftė se i kėrkohet nga PAP;
49.2 I shpėrndan dhe i grumbullon ēdo nxėnėsi/kandidati materialet e provimit;
49.3 Njeh ēdo nxėnės/kandidat me rregullat e provimit dhe masat qė merren ndaj atyre qė nuk i zbatojnė ato;
49.4 Mbikėqyr gjatė gjithė kohės procesin e provimit;
49.5 Respekton orarin e zhvillimit tė provimit;

Http://Anoida.CoM

43default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:19 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
49.6 Nuk lejon hyrjen e personave tė paautorizuar nė mjediset e provimit qė i janė caktuar pėr tė mbikėqyrur;
49.7 Njofton dhe raporton tek pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit pėr ēdo rast parregullsie gjatė zhvillimit tė provimit;
49.8 Dokumenton ēdo parregullsi si dhe masat qė merren dhe ia dorėzon ato PAP;
49.9 Lajmėron nxėnėsit 30 minuta pėrpara mbarimit tė kohės sė zhvillimit tė provimit.
Neni 50
Rregulla pėr Administratorin e Provimit (AP)
Administratori i provimit qė caktohet pėr mbikėqyrjen e nxėnėsve/kandidatėve nuk ėshtė mėsues i asaj shkolle dhe i lėndės qė po merret nė provim.
Gjatė provimit ai zbaton rregullat e mėposhtme:
50.1. Ndalohet tė mbajė celular gjatė zhvillimit tė provimit;
50.2. Drejton ēdo nxėnės/kandidat nėpėr vende dhe nuk lejon ndėrrimin e vendeve;
50.3. Nuk lejon asgjė tjetėr, pėrveē stilolapsit dhe certifikatės personale nė tavolinėn e ēdo nxėnėsi/kandidat;
50.4. Sigurohet qė ēdo nxėnės/kandidat e ka kuptuar se ēfarė duhet tė bėjė;
50.5. Gjatė kohės sė provimit, zė njė pozicion qė tė mbikėqyrė tė gjithė mjedisin e provimit;
50.6. Nuk largohet pėr asnjė moment nga mjedisi i provimit;
50.7. Nuk lejon ngrėnien, zhurmėn, kopjen ose komunikimin e nxėnėsve/ kandidatėve me njėri-tjetrin;
50.8. Vendos ēdo nxėnės/kandidat nė mėnyrė tė atillė qė ēdonjėri tė shikojė nė tė njėjtin drejtim;
50.9. Nuk i pėrgjigjet asnjė pyetjeje tė nxėnėsit/kandidatit mbi pėrmbajtjen e testit;
50.10. Nuk lejon pėr asnjė arsye largimin e nxėnėsit/kandidatit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit tė sekretimit;
50.11. Kontrollon gjatė marrjes nė dorėzim tė testit mos dėmtimin e Barkodit nga ana e nxėnėsit/kandidatit;
50.12. Vendos nė dosjen e caktuar materialet e provimit qė dorėzohen nga nxėnėsit/kandidatėt;

Http://Anoida.CoM

44default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:20 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
50.13. Ndalohet tė shfletojė ose tė bėjė shėnime nė materialet e provimit, si gjatė tij edhe pas tij;
50.14. Nuk lejon ASNJĖ nxėnės/kandidat tė ketė kohė shtesė pėr zhvillimin e provimit;
50.15. Nuk lejon asnjė individ tjetėr tė paautorizuar nė mjedisin e provimit.
Neni 51
Administratorėt e Sekretimit (AS)
51.1. Pėr kryerjen e procesit tė sekretimit nė mjediset e provimit qė kanė mbi 60 nxėnės/kandidatė, caktohen administratorė tė sekretimit. Kėta administratorė caktohen nga KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė. Pėr ēdo 60- 70 nxėnės/kandidatė ka nga njė administrator sekretimi.
51.2. Administratorėt e sekretimit kryejnė vetėm procesin e sekretimit
51.3. AVA, mbėshtetur nė numrin e nxėnėsve/kandidatėve tė regjistruar, pėrgatit listėn emėrore tė nxėnėsve/kandidatėve dhe Barkodet pėrkatėse.
51.4. AVA pėrgatit udhėzimet pėr pėrgjegjėsit e administrimit tė provimit dhe administratorėve qė merren me sekretimin, pėr vendosjen e Barkodeve nė Test-broshurėn e nxėnėsit/kandidatit dhe nė listėn emėrore
Neni 52
Hyrja e nxėnėsve/kandidatėve nė mjediset e provimit
52.1. Nxėnėsi/kandidati paraqitet nė shkollė 1 (njė) orė pėrpara fillimit tė provimit. Nė kėtė kohė kryhet identifikimi i nxėnėsit/kandidatit, hyrja nė mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre nė vende si dhe leximi i rregullave pėr nxėnėsit/kandidatėt.
52.2. Procesi i identifikimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati gjatė hyrjes sė tyre nė mjediset e provimit kryhet nga pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit. Me kėrkesėn e tij, ai mund tė ndihmohet nga drejtori i shkollės dhe administratorėt e provimit.
52.3. Pas fillimit tė zhvillimit tė provimit, drejtori i shkollės NUK lejohet tė hyjė nė mjediset ku zhvillohet provimi.

Http://Anoida.CoM

45default Re: Guida e Matures Shteterore 2008 prej Wed Jul 02, 2008 10:23 am

©opy®ight

avatar
Antare
Antare
Neni 53
Procedura e sekretimit tė testit
53.1. Sekretimi i testeve fillon menjėherė, pasi ka filluar procesi i zhvillimit tė provimit.
53.2. Procesi i sekretimit tė testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit.
53.3. Administratori i sekretimit, pasi kryen identifikimin e nxėnėsit /kandidatit dhe prezencėn e tij nė listėn emėrore, realizon ngjitjen e etiketave tė kodit tė sekretimit nė hapėsirat e parashikuara nė test dhe nė listėn emėrore. Gjatė procesit tė sekretimit nxėnėsi tė firmosė pasi tė ketė verifikuar ngjitjen e Barkodeve nė listėn emėrore dhe nė testin e tij.
53.4. Administratori i sekretimit ngjit njėrėn nga etiketat e kodit tė sekretimit mbi vendin e parashikuar nė test dhe etiketėn tjetėr, tė ēiftit tė kodit tė sekretimit, e ngjit pėrkrah emrit tė nxėnėsit/kandidatit nė listėn emėrore.
53.5. Pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit sė bashku me administratorėt e sekretimit bėjnė mbylljen e kodeve tė sekretimit tė papėrdorura, pas pėrfundimit tė procesit tė sekretimit.
Neni 54

Http://Anoida.CoM

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi