Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Sun Feb 25, 2018 10:15 pm


You are not connected. Please login or register

"Debatet dhe mitingjet pėr Alfabetin shqip

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default "Debatet dhe mitingjet pėr Alfabetin shqip prej Fri Oct 31, 2008 3:41 pm

X

avatar
WebMaster
WebMaster
• Nė prag tė 100-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit kujtohet rruga e vėshtirė pėr tė arritur njė alfabet tė njėsuar. Emrat e figurave tė njohura si Mit'hat Frashėri, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Gjergj Fishta, Hilė Mosi, Thoma Avrami e Nysret Vrioni rikthehen nė kujtesė.

SHKODER- Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe ka qenė njė rrugė e gjatė, e vėshtirė, plot me tė papritura pėr tė ardhur nė ditėn fatlume tė nėntorit tė vitit 1908, kur nė Kongresin e Manastirit u zgjidh pėrfundimisht problemi i shkronjave tė gjuhės shqipe. Kėshtu e nis bisedėn Prof. Dr. Tomorr Osmani, pėrgjegjės i sektorit shkencor tė Albanologjisė pranė Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr, nė prag tė 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Nė 14-22 nėntor ky pėrvjetor do tė kremtohet nga tė gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė vendit. Grupi organizator, i ngritur enkas pėr kėtė qėllim, mes tė cilėve dhe prof Osmani, ka kohė qė ėshtė duke u pėrgatitur pėr kėtė ngjarje tė shėnuar tė kombit tonė. Njohės i mirė i kėtij kongresi dhe autor i njė libri mbi kėtė temė, prof. Osmani thotė se ishte vullneti, dėshira, pasioni dhe mbi tė gjitha patriotizmi i shqiptarėve qė pėr rreth tre shekuj e gjysmė luftuan pa marrė parasysh rrjedhojat politike dhe ekonomike qė mund tė kishin duke iu kundėrvėnė ideologjisė sė pushtuesit edhe pėr ēėshtjet kulturore. "Nė atė periudhė tė gjatė dhe tė errėt, shqiptarėt u pėrplasėn me dallgė tė fuqishme qė donin tė pengonin zgjidhjen e problemit tė vetėm, alfabetit tė njėsuar tė gjuhės shqipe", cilėson ai. Duke evidentuar hapat e parė tė kėsaj nisme, Osmani tregon se si dėshmi tė parė tė shkrimit shqip njohim "Formulėn e pagėzimit" tė vitit 1462, qė la Pal Engjėlli, kryepeshkop i Durrėsit dhe mik i Skėnderbeut, "njė burrė i pajisur me zotėsi tė rralla nė tė folur, me dituri", siē e portretizonte humanisti ynė Marin Barleti. Ashtu siē dhe kanė vėrejtur studiues tė tjerė, kjo traditė vijon z.Osmani, duhet tė jetė mė e vjetėr se shekulli i XV. Kėrkimet dhe hulumtimet mund tė na ēojnė mė nė thellėsi tė viteve, ndoshta 2-3 shekuj mė parė. "Ndoshta fati na do dhe biem nė njė traditė mė tė hershme tė shkrimit tė gjuhės sonė nga ajo qė njihet deri mė sot", shprehet prof. dr. Osmani, ndėrsa nėnvizon rrugėn e gjatė, tė vėshtirė, tė mundimshme, plot vuajtje e sakrifica tė Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit qė i prinė alfabetit tė gjuhės shqipe. Profesor Osmani ndalet nė vitin 1879, nė komisionin e kryesuar nga Sami Frashėri, ku bėnin pjesė dhe Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, tė cilėt kanė meritėn nė punėn pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, i cili nė vetvete kishte 36 fonema qė duhet t'i pėrgjigjen 36 shkronja, si dhe pėrcaktoi edhe renditjen e shkronjave qė i kemi edhe sot. Mbi bazėn e kėtij alfabeti, angazhimi, dėshira dhe kėmbėngulja e shqiptarėve kudo qė ishin nėpėr botė pėr tė pasur njė gjuhė tė tyre sa vinte e shtohej, pėr tė ardhur tek 27 gushti i vitit 1908, qė nė sajė tė iniciativės sė klubit shqiptar "Bashkimi" nė Manastir, i drejtuar nga Fehim Zavalani, u vendos tė thirrej njė Kongres nė 14 nėntor tė vitit 1908.
Kongresi
Punimet e kėtij kongresi qė zgjatėn 8 ditė, u ndoqėn nga 50 pėrfaqėsues tė 26 qyteteve, shoqėrive dhe klube, prej tė cilėve vetėm 32 kishin tė drejtė vote. Kryetar i Kongresit tė Manastirit u zgjodh Mit'hat Frashėri, nėnkryetarė Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, ndėrsa sekretarė Hilė Mosi, Thoma Avrami e Nysret Vrioni. Nė dy ditėt e para tė kėtij kongresi u diskutua se nė cilin alfabet duhet tė mbėshtetej alfabeti ynė, ku pėrhapjen mė tė madhe e kishin ai i Stambollit, i shoqėrisė "Bashkimi" dhe i shoqėrisė "Agimi" tė Shkodrės. Duke iu referuar ditės sė tretė, Osmani shton se "nė kėtė ditė u zgjodh njė komision prej 11 vetėsh qė do tė merrej me hartimin e alfabetit tė shqipes, ku kryetar u zgjodh Gjergj Fishta, njė personalitet i kulturės shqiptare, poet i talentuar, erudit, qė shquhej pėr forcėn e fjalės, mendjen e mprehtė dhe logjikėn e fortė". Komisioni pranoi njėzėri se alfabeti i shqipes duhet tė kishte si bazė alfabetin latin, mungesat e tė cilit do tė plotėsoheshin me anė tė dyshkronjėshave. Gjatė punimeve tė tij, nuk u morėn parasysh preferencat e anėtarėve pėr ndonjė shkronjė tė veēantė, por njėzėri u miratua shenja pėr ēdo tingull-fonemė tė shqipes, duke ruajtur raportin e pėrcaktuar nė alfabetin e shoqėrisė sė Stambollit se shqipja kishte 36 fonema. Sipas studimit qė i ka bėrė nė vazhdimėsi Kongresit tė Manastirit, prof. dr, Tomorr Osmani "kryetari i komisionit, Gjergj Fishta, shpjegoi pse u pranuan dy alfabete dhe jo njė. Alfabeti i Stambollit ishte i mjaftueshėm pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė kombit. Por, qė tė shtypeshin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr tė dėrguar telegrame jashtė vendit duhej njė alfabet me shkronja latine, praktikė qė e ndeshim edhe nė gjuhė tė tjera, si nė gjermanisht, etj. Delegatėt e kongresit e vlerėsuan kėtė vendim, duke e quajtur atė si njė fitore tė madhe qė arriti tė bashkojė shqiptarėt dhe tė ndikojė nė pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe tė arsimit kombėtar. Por, sipas Osmanit, ndonėse Kongresi miratoi dy alfabete, ai i mbėshtetur nė atė latin qė njė tingull-fonemė mund tė paraqitej edhe me anė tė dyshkronjėshave, fitoi si mė i pėrshtashmi pėr natyrėn e gjuhės sonė, i lehtė dhe i thjeshtė nė tė shkruar. Me tė mund tė shtypeshin libra nė ēdo vend tė Europės qė pėrdornin kėtė system shkrimor. Por, jo gjithēka shkoi mirė pas Kongresit tė Manastirit, thotė Osmani. U organizuan mitingje dhe antimitingje nė mbrojtje ose kundėr alfabetit tė sotėm. Turqit e rinj u pėrpoqėn ta pengonin pėrqafimin e alfabetit latin pėr shqiptarėt, por ishte tepėr vonė. Tė gjithė shqiptarėt e mbrojtėn alfabetin e sotėm, si shkencor, i thjeshtė dhe praktik. 100 vjet vėrtetuan efikasitetin e tij, duk mbetur kėshtu sistemi i vetėm shkrimor i shqipes", cilėson z. Osmani. Kongresi i Manastirit, vlerėson ai, ishte njė tubim me vlera tė veēanta gjuhėsore dhe historike, qė u karakterizua pėr atdhetarizėm, tolerancė, mirėkuptim, qė i dha njė shtysė zhvillimeve politike, kulturore dhe arsimore dhe ndėrgjegjėsoi mė tej popullin tonė drejt pavarėsisė sė Shqipėrisė.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

http://Shqiperia.co.nr

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi