Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Tue Oct 24, 2017 3:22 am


You are not connected. Please login or register

Zhdukja e Kryeziut, "dosje" spiunazhi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Zhdukja e Kryeziut, "dosje" spiunazhi prej Fri Nov 21, 2008 1:13 pm

DeViL

avatar
Network Administrator
Network Administrator
Zhdukja e Ismet Kryeziut
ka alarmuar jo vetėm policinė,
por edhe shėrbimin
informativ. Aktivisti
kosovar pėr ēėshtjet kombėtare,
prej kohėsh nė listat e shėrbimeve
sekrete, si person me shumė
informacione, me zhdukjen e tij
ka tronditur gjithė strukturat e
shtetit shqiptar, tė cilat kanė nisur
punėn pėr mbledhjen e informacioneve
pėr kėtė rast tė rėndė.
Si rrallė herė, kjo ngjarje e pėrmasave
tė mėdha ka "shkundur"
shėrbimin sekret shqiptar, qė
ėshtė ngarkuar me punė urgjente
pėr mbledhjen e sa mė shumė tė
dhėnave mbi dokumentimin e
zhdukjes sė 54-vjeēarit kosovar.
Qė mėngjesin e djeshėm, krerėt
e policisė kanė organizuar njė
mbledhje urgjente me vartėsit
e tyre pėr vlerėsimin e situatės
dhe analizimin e pak fakteve qė
hedhin dritė mbi fatin e njeriut tė
sulmuar, jo vetėm nga drejtėsia,
por edhe nga shėrbimet e huaja,
historia e tė cilit fillon qė nė vitet
‘80. Nė atė kohė, Ismet Kryeziu,
ashtu si shumė intelektualė tė
tjerė shqiptarė nė Kosovė, u arrestua
nga UDB-ja serbe, por u
lirua sėrish. Nė vitet ‘90 u sulmua
nga drejtėsia shqiptare me fakte
tė fabrikuara pėr spiunazh, e nė
vitin 2002 mori goditje edhe nga
UNMIK-u nė Kosovė, por nė tė
gjitha rastet doli i pafajshėm.
Ndėrsa para pak ditėsh ai dyshohet
se ka marrė goditjen pėrfundimtare,
por nuk dihet nga kush
dhe pėr ēfarė?!
Mbledhja urgjente
Drejtoria e Pėrgjithshme e
Policisė sė Shtetit ka analizuar gjithė
faktet mbi kėtė person, duke
ngritur njė sėrė pistash hetimore,
qė nga ato mė banalet e deri
te teoritė konspirative. Burime
tė besueshme bėjnė tė ditur se
fillimisht ėshtė ndėrtuar ngjarja
sipas fakteve tė mbledhura. Grupi
hetimor ka dokumentuar se rreth
orės 17:45 ėshtė telefonuar nė
numrin e tij tė celularit nga njė
mik, por sipas tė dhėnave asnjėherė
nuk ka mbėrritur tek ai.
Menjėherė pas telefonatės ai ka
dalė nga banesa dhe i ka thėnė tė
shoqes se nuk vonohet. Por pasi
ai ka mbyllur derėn e shtėpisė,
ėshtė zhdukur sikur ta kishte
pėrpirė dheu. Asnjė shenjė, asnjė
telefonatė, asnjė lajmėrim pėr tė.
Ky mister ka detyruar policinė
shqiptare tė kėrkojė edhe ndihmė
nga homologėt kosovarė. Policisė
sė Kosovės i ėshtė kėrkuar zbardhja
e tabulateve telefonike tė
Ismet Kryeziut pėr tė zbuluar sa
mė shumė tė dhėna. Numri i tij
ėshtė regjistruar nė aparaturat
gjurmuese nga shėrbimi informativ,
por prapė asnjė shenjė.
Edhe nga pikat kufitare, emri i
tij nuk ėshtė regjistruar qė prej
datės kur ka hyrė nė Shqipėri
bashkė me familjen e tij. Kjo ka
detyruar policinė tė mendojė
nėse ai pėrdorte pasaportė tjetėr,
por edhe kjo ėshtė hedhur poshtė
nga bashkėshortja e tij, e cila
ėshtė mė e interesuara pėr gjetjen
e Kryeziut.
Pistat hetimore
Nė mungesė tė gjetjes sė tij,
dhe duke mos pasur informacione
shtesė, policia ka ngritur
disa pista pėr zhdukjen, duke
mos lėnė mėnjanė edhe atė tė
rrėmbimit. Njė ndėr to ka qenė
ajo e rrėmbimit pėr shkak tė njė
borxhi. Policia thotė se dyshohet
qė ai ka pasur njė borxh, por tė
njohurit e tij nuk janė nė dijeni
tė kėtij fakti. E nga kjo mendohet
se ai mund tė jetė rrėmbyer.
Megjithatė nuk ka pasur asnjė
kėrcėnim apo telefonatė nga
"pengmarrės". Gjithashtu, nga informacione
tė SHISH, ka njoftime
se ai mund tė ketė pasur njė lidhje
tjetėr intime, por edhe ky hetim
ėshtė shumė sipėrfaqėsor. Mbi
kėtė pistė, policia mendon se ai
mund tė jetė larguar me dėshirėn
e tij dhe qėndron i fshehur brenda
Shqipėrisė. Ndėrkohė, pista mė e
fortė mbetet ajo e pėrfshirjes sė
tij nė ndonjė aktivitet tjetėr, qė
mund tė ketė sjellė eliminimin e
tij, megjithatė vėrtetimi i saj kėrkon
gjetjen e Ismet Kryeziut.
Shėrbimi sekret
Informacione shtesė kanė ardhur
edhe nga Shėrbimi Informativ
Shtetėror, i cili e ka mbajtur nė
dosjet e veta prej kohėsh emrin e
Ismet Kryeziut. Sipas tė dhėnave
konfidenciale, emri i tij ka qenė
shumė i kėrkuar nga shėrbimet
e huaja sekrete, sidomos ato tė
Perėndimit, qė kanė shfaqur shumė
interes pėr kosovarin e zhdukur,
duke i dhėnė kėsaj ngjarjeje
pėrmasat e njė konspiracioni tė
madh. Nga burimet mėsohet se
disa shėrbime Perėndimore kanė
qenė tė interesuara pėr Kryeziun,
si njė person i cili ka pasur informacione
tė vlefshme nė shėrbim
tė punės pėr interesa madhore.
Madje, burimet shpjegojnė se
nga informacionet e mbledhura,
mė tė interesuarat kanė qenė dy
shėrbime sekrete tė fuqishme
nė Evropė. Interesi pėr Ismet
Kryeziun ka qenė i ndryshėm
qė nė fillim tė viteve ‘90, e deri
nė ditėt e sotme. Gjithashtu,
nė bazė tė korrespondencave,
shėrbimi informativ ka zbuluar
se kohėt e fundit, marrėdhėniet
e Kryeziut kishin ndryshuar edhe
me ish-pėrfaqėsuesit e UĒK-sė,
pėr tė cilėn ka qenė njė ndėr
nismėtarėt, bashkė me Remzi
Hoxhėn, kolegu i tij i zhdukur
pre 13 vjetėsh dhe qė ende nuk
ėshtė zgjidhur ēėshtja e tij. Kėto
informacione tė rezervuara shtyjnė
shėrbimin sekret tė mendojė
se diēka e rėndė ėshtė luajtur nė
fushėn e Shqipėrisė.


"Ismeti njeh politikanėt e Shqipėrisė qė janė agjentė..."

Flet avokat Idajet Beqiri, mik i vjetėr i Ismet Kryeziut



Nė ‘91-in, erdhi nė Shqipėri
"Ishim shumė ata qė kishin
ardhur nga Kosova, por dy ishin
mė tė spikaturit, Mentor Kaēi dhe
Ismet Kryeziu, tė cilėt punonin
bashkė, punonin nė kuadėr tė
lėvizjes revolucionare, e cila
ishte ilegale nė Kosovė. Lėvizja
kishte kohė qė vepronte dhe
qėllimi final ishte bashkimi i
Kosovės me Shqipėrinė", tha
Beqiri. Sipas tij, nė kėtė kohė
ata krijuan Partinė e Unitetit
Kombėtar nė vitin ‘91. "Ismeti
ishte i mirinformuar pėr krijimin
e partisė. Mė kanė kėrkuar
programin dhe janė afruar tė dy.
Programin tonė e morėn dhe e
futėn nė Kosovė nė muajin maj
tė vitit 1991 u krijua edhe Partia
e Unitetit Kombėtar tė Kosovės.
Dhe nė atė kohė dhe nė vazhdim
Ismeti ka vepruar nė kuadėr tė
lėvizjes pėr bashkim kosovar",
vazhdoi rrėfimin Idajet Beqiri.
Mė tej shton se ai ka qenė njė
urė lidhėse e Kosovės me forcat
e politikės sė Shqipėrisė. Ismeti,
pohon avokati, pasi ka pasur detyra
specifike pėr lėvizjen aktive,
e cila parashikonte qė arma tė
kėrciste nė Kosovė. "Kishin organizuar
grupe ilegale njerėzish
nė Kosovė, tė cilėt pėrgatisnin
rezistencė edhe tė armatosur",
tha Idajet Beqiri, duke shtuar
se Kryeziu sė bashku me Halil
Ali Demaj dhe Mentor Kaēin
filluan tė pėrgatisnin bėrthamėn
e ekzistencės aktive me kuptimin
qė edhe djem nga Kosova
kanė ardhur nė Shqipėri, tė cilėt
pėrgatiteshin ushtarakisht. "Ka
pasur edhe baza ilegale, ku pėrgatiteshin
djemtė dhe vajzat. Ato
ishin nė Uzinėn e Traktorėve nė
Tiranė dhe nė uzinėn e Labinotit
nė Elbasan", tha Beqiri, duke
shtuar se Ismeti e parashikonte
se nė Kosovė mund tė kishte
konflikt tė armatosur. "Gjatė kėsaj
kohe, nga viti ‘91 deri nė ‘96
janė bėrė disa veprimtari shumė
tė rėndėsishme kombėtare, janė
organizuar dy tryeza tė rrumbullakėta
nė Tetovė, u bė edhe njė
mbledhje para kuvendore pėr
tė organizuar platformėn, si do
tė realizohet platforma e bashkimit
kombėtar shqiptar. Nė kėto
veprimtari, ai ka qenė njė ndėr
organizatorėt. Nė kėtė kuadėr,
rreth Ismetit, rreth Mentor Kaēit,
rreth Alil Ali Demajt, Feim Lladrovsit,
Rramush Haradinajt,
Xhavit Halitajt e tė tjerėve, filluan
tė grupoheshin edhe aktivistė tė
tjerė, krahas tė cilėve edhe Remzi
Hoxha, i cili jepte ndihmesėn e
vetė nė pėrgatitjen e rezistencės.
Fillesat UĒK-ja i ka pikėrisht
kėtu", pohoi Idajet Beqiri, duke
shtuar se ata djem dhe vajza, qė
stėrviteshin ilegalisht nė Shqipėri
filluan tė krijonin bazat e UĒK-sė
sė mėvonshme.
Momentet e errėta
Bashkėpunėtori i Ismet Kryeziut
kujton edhe momentet mė
tė errėta tė atdhetarit. "Ai ėshtė
arrestuar nė vitin 1988 nga policia
serbe. Ėshtė mbajtur pėr disa
muaj nė burg dhe nė fund ka dalė
i pafajshėm. Ai ėshtė arrestuar
sėrish, por kėsaj herė nė shtetin
amė tė Shqipėrisė, nė vitin 1994.
Ndiqej nga SHIK-u i Shqipėrisė
si Remzi Hoxha dhe nė vitin ‘93
e ‘96 ėshtė trajtuar si armik i
Shqipėrisė. Ka qėndruar nė burg
rreth 20 muaj, te 313-ta. U hetua
si spiun i UDB-sė, e hetuan si
trafikant armėsh dhe pėrfundimisht
u shpall i pafajshėm. Sa
ka dalė nga burgu, organizuam
kuvendin e intelektualėve pėr
zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare
shqiptare nė Stamboll. Pushteti
aktual i atėhershėm nuk na lejonte
qė tė zhvillonim konferenca
nė Shqipėri, vijon Beqiri. Krahas
persekutimit nė Shqipėri, Beqiri
kujton se Ismet Kryeziu ėshtė
keqtrajtuar edhe nga autoritetet
e Kosovės. "Nė vitin 2002 ėshtė
arrestuar nga UMNIK-u nė Kosovė
bashkė me Nevzat Halilin,
i cili ka qenė kryetari i Partisė
pėr Prosperitet Demokratik nė
Maqedoni, partia mė e madhe e
shqiptarėve. Ata po pėrgatisnin
luftė qė shqiptarėt e Maqedonisė
tė kishin shtetin e tyre Iliridėn.
U mbajtėn dy vjet nė burg, ku
i kanė trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore
dhe i kėrkonin me ēdo
kusht tė hiqnin dorė nga ideja e
bashkimit tė shqiptarėve nė njė
shtet tė vetėm dhe tė hiqnin dorė
nga rezistenca aktive. Mbasi doli
nga burgu nė vitin 2004, ky njeri
pati njėlloj rėnie. Gjatė kohėve
tė fundit po afrohej me partinė e
Ramush Haradinajt", pėrfundon
Beqiri.

Gazeta Shqip

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi