Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:26 am


You are not connected. Please login or register

OSBE/ODIHR: Votat gabim, tė pavlefshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default OSBE/ODIHR: Votat gabim, tė pavlefshme prej Sat May 21, 2011 11:16 pm

X


WebMaster
WebMaster
20/05/2011 22:55

Teksa Arben Ristani kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qetėsisht pėr tė tretėn ditė radhazi, ka vijuar numėrimin e fletėve tė kontestuara pėrfshi ato tė pavlefshme, duke ndryshuar nė tavolinė rezultatin pėr Tiranėn, ai vihet nė ciklonin e kritikave tė njė tjetėr raporti post-elektoral nga ODIHR.
Ky raport suprizė evidenton tė gjitha zhvillimet e 10 ditėve tė fundit pas mbylljes sė procesit tė votimit dhe numėrimit tė votimeve nė tė gjithė Shqipėrinė duke u fokusuar nė procesin e ndėrmarrė nga KQZ pėr kryetatin e Bashkisė sė Tiranės.

ODHIR fajėson KQZ pėr mosvendimmarrje apo dhėnie instruksionesh pėr hedhjen e votės sė gabuar pėrpara ditės sė votimit, po ashtu KQZ nuk publikoi ndonjė manual numėrimi specifikisht pėr kėtė cėshtje packa se tė tilla gabime kanė ndodhur nė zgjedhjet e shkuara.

Anėtarėt e skuadrave tė numėrimit ishin paraprakisht tė trajnuar pėr tė konsideruar votat e tilla si tė pavlefshme. Votat e keqhedhura nė Tiranė u konsideruan tė pavlefshme nė mbyllje tė procesit tė numėrimit pėr garėn e Bashkisė sė Tiranės pėrmes pėrfundimit tė numėrimit mė 14 Maj.

ODIHR raporton se nė 17 Maj ishte kryetari KQZ-sė Arben Ristani qė propozoi njė projekt-vendim sipas tė cilit votat e hedhura nė kuti tė gabuara tė konsiderohen tė vlefshme. Ky propozim u paraqit nė tavolinėn e Ristanit nga Partia Demokratike dhe shtatė anėtarė tė KZAZ-ve pėr numėrimin e 60 kutive.

Raporti shkon mė tej kur thotė se “Baza ligjore pėr hapjen e kėtyre kutive mbetet ende e paqartė pėr OSBE/ODHIR–in”

Fjalėt, vonesa, largim numėruesish pa arsye, ndėrpreje e procesit tė numėrimit me urdhėra politik me ndikim nė procesin e numėrimit janė mė tė pėrdorurat nė raport.

Nė pėrfundim tė numėrimit tė kutive tė votimit pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, vijon raporti nga KZAZ-tė mė 14 Maj, KQZ vuri nė dispozicion tė OSBE/ODIHR njė pėrmbledhje preleminare, jozyrtare, tė rezultatit ku me 10 vota plus kishte dalė kandidati Rama respektivisht 124,623 vota Edi Rama dhe 124,613 vota Lulzim Basha.

Duke dhėnė njė kronologji tė ngjarjeve raporti shkruan se Rama shpalli fitoren, Basha tha se do tė presė rezultatin final nga KQZ, kryeministri Berisha iu drejtua me njė kėrkesė KQZ-sė ku i kėrkonte qė tė konsideronte si tė vlefshme ato vota pėr kandidatėt e Tiranės tė hedhura nė kutitė pėr minibashkitė. Ndėrsa socialistėt kėrkuan shumatoren e pėrgjithėshme nga KQZ tė tė gjitha KZAZ-ve.

Por edhe kėto momente qė ky raport shkruhet, ato nuk kanė dalė ende nga KQZ, theksohet nė raport.

E ndėrsa mė 18 Maj KQZ nisi hapjen e kutive tensioni ėshtė rritur pasi Partia Socialiste e kundėrshtoi kėtė veprim.

Zėvėndėsimi anėtarėve tė KZAZ-ve me vendime nga KQZ janė pjesė e evidentuar nė raport ku si shembull merret ndėrrimi tė gjithė anėtarėve tė KZAZ-sė nr.54 dhe pjesėrisht tė atyre nė KZAZ-n nr.49.

Gjatė procesit tė numėrimit fletėt nuk dukeshin pėr njė kohė tė mjaftushme ndėrsa vėzhguesit nuk u lejuan tė shikonin votat e kontestuara nga grupet e numėrimit apo KZAZ-tė.

KQZ kritikohet nė raport pėr vonesat e dhėnies sė rezultateve packa se kishte ndėrtuar njė sistem elektronik pėr mbledhjen e tė dhėnave duke theksuar se ende tė tilla tė dhėna nuk janė pėrditėsuar madje ende nuk ėshtė hedhur nė faqen online.

Raporti evidenton rolin e medias e cila informoi publikun nė mėnyrė tė vazhdueshme rreth procesit tė numėrimit, vecanėrisht pėr garėn e Tiranės.

Burimi: Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi