Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:26 am


You are not connected. Please login or register

Kadare: Basha, tėrhiqu!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Kadare: Basha, tėrhiqu! prej Sat May 21, 2011 11:17 pm

X


WebMaster
WebMaster
21/05/2011 19:25

Shkrimtari Ismail Kadare nėpėrmjet njė letre tė hapur i ka kėrkuar kandidatit tė “Aleancės pėr qytetarin” nė Tiranė zotit Lulzim Basha, tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie.
Nė letėr Kadare thotė se i shqetėsuar seriozisht, si shumica e shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, po ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, me shpresė se ndoshta mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kolapsit tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar.

“S’ėshtė nevoja - shkruan, Kadare - qė tė zgjatem kėtu pėr pasojat e rėnda tė kėtij kolapsi, qė nis prej tronditjes sė demokracisė dhe kalendarit tė jetės sė brendshme, gjer te rreziku i izolimit tė ri tė vendit, ēka do tė ishte fatale sot pėr tė dy shtetet shqiptare nė Ballkan”.

Shkrimtari i drejtohet Bashės me shpresėn se do e kuptojė drejt mesazhin e tij, i cili nga kėndvėshtrimi i klasės politike shqiptare mund tė duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht, por nga njė tjetėr pikpamje, nga interesat e larta te vendit, tė republikės dhe tė kombit do tė ishte i drejtė dhe i saktė.

“Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohėt e fundit, nė qendėr tė njė cikloni, i cili jo vetėm mund t`ia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. S`ėshtė nevoja kėtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do tė jetė kjo mbrapėshti. Nisur nga kjo, nė kushtet e njė fitimi ose tė njė humbjeje fare tė paqartė, do t`ju propozoja njė gjest, qė, sot pėr sot ėshtė i rrallė, gati i pėrjashtuar nga jeta politike shqiptare: tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie. Nuk e kam vėshtirė tė marr me mend, nė kėtė rast, reagimet e militantėve tė krahut tuaj politik. E bashkė me tė, hamendjet, dyshimet e gjithė britmat rituale. Do t`ju thoshja se prej kohėsh ato s’mė bėjnė asnjė pershtypje. Ndėrkaq, meqenėse kanė lidhje me njė pjesė tė popullit shqiptar, do tė doja t`ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me kėtė propozim, pavarėsisht se si do ta kuptoni, unė ju nderoj”.

Kadare saktėson se kjo nuk ėshtė sfidė ndaj kundėrshtarit politik tė zotit Basha. “Propozimi pėr tėrheqje, - thotė Kadare - mund t’ia bėja secilit prej jush, por mendova se tėrheqja do tė ishte mė e lehtė pėr ju qė jeni nė pushtet, sesa pėr tjetrin, qė ėshtė shef i opozitės”.

“Prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shumė se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim. Pėr shkrimtarin gjithė bashkėkombasit janė nė radhė tė parė, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vėshtirė tė jetė me njerėn gjysmė kundėr tjetrės. Ky vizion dikujt mund t`i dukej egocentrizėm prej shkrimtari, por nėse kjo do tė gjykohej e fajshme, do ta pranoja kėtė faj apo kėtė cen gjenetik. Duke ju propozuar tėrheqjen prej kandidimit, desha t`ju kujtoj se gjeste te tilla janė tė njohura nė historinė e pjesės mė tė emancipuar tė njerėzimit. Janė tė njohura dhe tė ēmuara si gjeste tė mėdha tėrheqja nga njė kėmbėngulje, nga njė post, nga njė dyluftim, madje nga njė fron, nėse kėmbėngulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojnė fatkeqėsi. Desha t`ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, mė 1912, ka qenė njėkohėsisht themeluesi i dorėheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhėshtor, pas kėrkesės sė fuqive europiane, u tėrhoq nga posti i vet, pėr tė mirėn e Shqipėrisė”.

Nė fund tė letrės sė tij Kadare shkruan se:

“Shqipėria nuk duhet t’i harrojė kėto shenja tė mėdha tė qytetėrimit tė saj. Ajo duhet t`i kultivojė ato, tė tregojė se nuk ėshtė njė shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesė e familjes mė tė emancipuar tė kombeve. Ajo duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje, se mundet, se duhet tė jetė anėtare e denjė e familjes. Gjesti i juaj do tė jetė njė mesazh emancipimi dhe shprese pėr brezin e ri shqiptar, duke pėrfshirė edhe atė tė politikanėve. Ēdo gjest i tillė, pėrpara se tė nderojė njė politikan, njė krah apo njė stinė tė politikės, na nderon tė gjithėve. Jemi mėsuar me shprehjen ‘turp i pėrbashkėt’, qė mirė a keq, e kemi pėrjetuar gjatė shumė viteve, por rrallė herė me shprehjen tjetėr: ‘nder i pėrbashkėt’. Le tė shpresojmė se do tė vijė edhe koha e saj”.

Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi