Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:25 am


You are not connected. Please login or register

Numėrimi i votave tė gabuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Numėrimi i votave tė gabuara prej Sat May 21, 2011 11:18 pm

X


WebMaster
WebMaster
21/05/2011 19:55

Pėr Jonathan Stonestreet, numrin njė tė misionit tė ODHIR nė Tiranė e marta e javės sė ardhshme shėnon fundin e qendrimit tė tij nė Tiranė.
Duke foluar pėr Top-Channel ai tregon se kryesimi kėtij misioni ishte njė ekperience e mrekullueshme, gjithashtu privilegj t’i besohej kjo detyre nė Shqipėri njė vend i cili siē thotė ai ėshtė magjepsės.

Ndersa procesin elektoral e cileson si me te vertete shume interesant. Amerikani Stonestreet nuk pranon te krahasoje Shqiperine me vendet e tjera ku ai ka monitoruar zgjedhje, por pohon se shqiptaret kane interes te dine se cilat ishin elementet pozitive te ketyre zgjedhjeve perfshi se cilat jane dobesite te cilat duhet te permiresohen.

TCH - Por cilat jane ato?

Stonestreet - “Ka edhe elemente te cilet duhen te permiresohen, qe jane identifikuar nga ne. Mbase me i rendesishmi eshte polarizimi i larte qe pati ndikim ne administraten e zgjedhjeve, perfshi rolin e partive politike duke vepruar ne menyre te papergjegjeshme ne rolin qe paten gjate procesit. Gjithashtu perdorimi institucioneve si nje fushe beteje. Ndersa kritikat per ceshtje te ndryshme duhet te kanalizohen ne rruget e duhura, duke u bere publike per te ruajtur balancat mes kritikes dhe demit ndaj institucioneve si per shembull kur kritikat leshohen per arsye politike”.

Stonestreet nuk ka preferuar te qendroje ne zyre dhe te ndjeke zhvillimet e vrullshme te numerimit te votave ne Tirane, por ishte vete ne terren nga ku edhe ne mendje ka shenuar nje ngjarje per te cilen thote se i ka bere pershtypje. Ishte momenti kur shkoi ne njesine nuemr 5 ne Tirane kur po numeroheshin kutite e fundit. “Ishte nje eksperience e jashtezakonshme - pohon ai - pasi ishte njė eksperience te cilen nuk e kishte perjetuar me pare”.

TCH - Le te ndalemi pak ne procesin e numerimit ne Tirane nga i cili eshte prodhuar nje rezultat me nje fitues i cili ka dale me 10 vota plus, por KQZ vendosi pa shumicen e antareve te ketij komisioni te zhvillonte nje rinumerim. A ju suprizoi nje vendim i tille?

Stonestreet – “Sapo rezultati paraprak jozyrtar u mesua, e dija, sepse kam pare gara te ngjashme me rezultat kaq te ngushte, sic ndodhi edhe ne vendin tim, apo ne vende te tjere dhe cfare do te vinte me pas me pas do te ishte e debatueshme. Ndersa KQZ-ja do te vihej nen nje vezhgim te mprehte, perfshi presione. Kjo eshte pasoja e nje gare kaq te ngushte. Ēfare kemi thene ne raportin e djeshem ishte se; kemi marre ne konsiderate ate qe KQZ po ben tani, thame se baza ligjore mbetet e paqarte per misionin tone, pasi vendimi perfundimtar qe e sqaron kete veprim, i cili mbase ishte marre ne baza parimore, por vendimi perfundimtar sic kam dijeni, nuk eshte publikuar ne faqen zyrtare te KQZ-se. Disa prej ceshtje te ngritura si per shembull, vlefshmeria apo jo e fleteve te votimit qe ngre problemin e fletevotimeve te hedhura ne kuti te gabuara eshte nje ceshtje e ngritur edhe ne zgjedhjet e kaluara. Ishte e njohur qe perpara ketyre zgjedhjeve, por nuk i ishte adresuar KQZ-se nga anėtaret e KZAZ-ve, perfshi partite politike, qe gezojne te drejten e shprehjes se shqetesimit ne KQZ. Asnje nga partite nuk e ngriten kete ceshtje se si do te konsideroheshin te tilla vota. Per kete partite duhet te reflektojne, sepse ne kete ceshtje ato kane pergjegjesite e tyre, sikurse kane te drejte te kritikojne njera tjetren dhe institucionet, por eshte me rendesi reflektimi tyre”.

TCH - Ne raportin e djeshem shkruhet se vendimi per hapjen e kutive ne KQZ ishte i paqarte nga ana ligjore per OSBE-ODHIR. A i keni kerkuar KQZ in informacionin e nevojshem apo sqarime per kete ceshtje?

Stonestreet - Une jam takuar me kryetarin dhe nenkryetarin e KQZ-se. Kur ne shkruan se baza ligjore eshte e paqarte, e beme kete pasi per te mberritur ne nje arsyetim apo pare bazen ligjore, e para gje qe me vjen ne mendje eshte te kemi nje dokument qe do te na sqaronte se kjo eshte baza ligjore dhe me pas njerezit mund te thone nese kjo baze ligjore eshte e justifikuar apo nuk eshte e justifikuar. Kete gje une nuk e kam. Di qe ka patur nje projekt-vendim, po kjo per mua nuk eshte e njejte me pasjen e nje vendimi per kete ceshtje. Nuk eshte ceshtja jone te themi nese kishte apo nuk kishte baze ligjore per kete ceshtje jane institucionet si KQZ eshte puna e tyre perfshi kolegjin zgjedhor, partite dhe kandidatet. Jane institucionet shqiptare ato qe duhet te thone fjalen e tyre cfare ndodhi per procesin e numerimit dhe me pas.

TCH - Pra deri kete moment qe ne po flasim sebashku OSBE-ODHIR nuk e ka nje vendin te tille?

Stonestreet – “Nga ajo qe di mund t’ju them se deri ne momentin kur eshte shkruar raporti i fundit deri me date 18 Maj ne nuk e kemi vendimin perfundimtar te cilit mund ti referoheshim dhe me pas te dinim bazat ligjore. Me cfare kam dijeni nuk ka nje vendim final”.

TCH - Vonesat nga KQZ per nxjerrjen e rezultatit perfundimtar per Tiranen perfshi vendimin per rinumerimin e disa kutive a do te reflektohen ne raportin tuaj final?

Stonestreet – “Natyrisht qe ne raport ne do te flasim per te gjithe procesin, numerimin, tabulimin e rezultateve. Duhet te prisni per perfundimet per kete proces qe ende s’ka mbaruar dhe duhet te shikojme se cfare do te ndodhe. Duke ju rikthyer pyetjes tuaj te meparshme do te ishte shume ndihmese, nese KQZ do te ishte e qarte te na tregonte per veprimet qe po ndermerr sic edhe ka ndodhur me fazen parapergatitore ku pavaresisht disa mosmarrėveshjeve ne mund te themi se puna e KQZ ishte transparente sikurse ishte edhe procesi numerimit. Une e di qe edhe aktiviteti qe ata po kryejne tani gjithashu eshte transparent dhe mund te shikohen ne televizion, por duhet tranparence edhe ne shpjegimin se cfare po ndodh tani me votat e shqiptareve. Kjo do te ishte nje perfitim i te gjitheve”.

TCH – Dy ditė pas perfundimit te zgjedhjeve i cilesuar ato duke perdorur dy fjale. Tranparante dhe konkuruese. Duke i shtuar zhvillimet e fundit me numerimin e votave per Bashkine e Tiranes a vazhdoni te keni te njejtin qendrim apo do te duhet ti shtoni edhe disa fjale te tjera konkluzioneve tuaja?

Stonestreet - Jam i sigurt qe do te shtohen edhe fjale te tjera ne ate raport prej 30 faqesh ne raportin tone perfundimtar. Nuk dua te jap ndonje konkluzion per momentin pasi cfare kishim per te thene e kemi deklaruar ne raportet tona paraprake dhe ate post-zgjedhor. Misioni jone nuk ka perfunduar. Nje pjese e ekipit tone largohet ne ditet ne vazhdim perfshi mua. Dy analistet tane do te vazhdojne se qendruari per te ndjekur procesin. Vezhgimet e tyre do te permblidhen ne raportin dhe analizen tone nga i cili do te dalim me rekomandime se si procesi mund te permiresohem. Natyrisht qe zgjedhjet per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane te rendesishme. Gjithashtu te tilla jane edhe ato ne qytete te tjera qe duhen marre nen konsiderate pasi do te keni zgjedhje te tjera te cilat duhet te permiresohen.

TCH - Pa dashur te na jepni shume detaje se cilat do te jene perfundimet e ODHIR ne raportin final pas 6 javesh, a mund te na jepni nje ide te pergjitheshme si do te jete?

Stonestreet - Raporti do te permbaje gjera te cilat juve i keni pare gjate raporteve tona gjate zhvillimit te misionit. Ne raportin perfundimtar ne do te analizojme me ne thellesi disa prej ceshtjeve se cfare ishte pozitive se cfare duhet bere per te permiresuar aspekte te caktuara. Duhet te presim fundin e ketij procesi per te dale me konkluzione. Perseri dua te theksoj se ka institucione qe kane nje rol per te luajtur ne kete proces.

TCH - Transparenca ne zgjedhje merr nje rendesi te vecante. Doja t’ju pyes rreth tranparences ne nxjerrjen e rezultatave paraprake nga KQZ pasi mesuam qe ishte krijuar nje rrjet hedhjesh te dhenash i cili me sa pame nuk funksionoi si duhet. Cili eshte komenti juaj?

Stonestreet – “Kjo iniciative ne transferimin elektronik te rezultateve ishte pozitive pasi njerezit mund ta merrnin infomacionin shpejt. Ne zgjedhjet e ardhshme medoj se do te jete pozitive qe rezultatet ti keni per cdo qender votimi ne menyre qe qytetaret te kene mundesi te shikojne rezultatet ne qendren ku votuan. Kjo shton transparencen. Kisha nje komunikim me nje parti te re e cila garonte per here te pare qe ishte Partia e Invalideve me aftesi te kufizuara. Si nje parti e vogel me thane qe nuk kishin mundesi te monitoronin me njerez procesin e numerimit duke u mbeshtetur ne informacionet qe publikonte KQZ-ja, por ata deshironin te kishin te dhena me te detajuara te rezultateve. Prandaj them qe kjo eshte me rendesi jo vetem per dy forcat e medha politike, por edhe per ato 50 partite e tjera garuese ne te gjithe vendin. Transparenca eshte me redesi edhe per keto parti te tjera qe nuk kane burime njerezore te duhura.

Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi