Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:23 am


You are not connected. Please login or register

Rritet borxhi i qeverisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Rritet borxhi i qeverisė prej Sun May 22, 2011 6:25 pm

X


WebMaster
WebMaster

21/05/2011 15:15


Nė katėr muajt e parė tė vitit qė pėrkojnė edhe me harkun e plotė tė fushatės elektorale qeveria mori rreth 160 milionė dollarė borxh pėr tė mbuluar shpenzimet e rritura nga zgjedhjet.


Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave tregojnė se krahasuar me katėrmujorin e parė tė vitit tė kaluar qeveria ka marr kėtė vit 12.5 herė mė shumė borxh, kryesisht nga bankat vendase pėr tė financuar shpenzimet e saj. Deri nė fund tė prillit, shpenzimet e qeverisė ishin 12 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė, pėr shkak tė investimeve tė larta si pasojė e zgjedhjeve, por edhe rritjes sė pagesave pėr pensionet.

Sipas tė dhėnave fatura e investimeve publike pėr kėtė katėrmujor ishte rreth 25 pėr qind mė e lartė se ajo e njė viti mė parė, njė fenomen i zakonshėm ky sa herė qė vendi ka zgjedhje. Por ndėrsa shpenzimet e qeverisė janė rritur me ritme tė larta, tė ardhurat e mbledhura nga taksat dhe burimet e tjera jo vetėm qė nuk janė shtuar, por pėrkundrazi kanė rėnė.

Tė dhėnat financiare tė qeverisė tregojnė se rėnia e tė ardhurave po ndodh pikėrisht nga taksat e konsumit, njė sinjal ky se qytetarėt po shpenzojnė gjithmonė e mė pak nė treg. Edhe pse cmimet kėtė vit janė rritur, sipas tė dhėnave zyrtare me mbi 4 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė, tė ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi vlerėn e shtuar, taksa qė mat konsumin nė ekonomi ishin mė tė ulėta se nė 2010.

Madje kjo nė njė kohė kur numri i bizneseve qė paguajnė tatim mbi vlerėn e shtuar ėshtė rritur me rreth 17 mijė, pėr shkak se qeveria uli pragun e xhiros nga 5 milionė lekė nė vit nė 2 milionė lekė. Njė tjetėr taksė qė sinjalizon rėnien e konsumit ėshtė edhe akciza.

Edhe pse qeveria e rriti barrėn e akcizave, pėr disa produkte, tė ardhurat e mbledhur nga kjo taksė nė buxhet, jo vetėm qė nuk janė rritur por kanė rėnė krahasuar me njė vit mė parė. Muajt e ardhshėm do tė tregojnė nėse rritja e borxhit nė katėr muajt e parė tė vitit ishte thjesht njė taktikė elektorale e qeverisė, apo parashikimet e saj fillestare pėr buxhetin kanė qėnė mė shumė optimiste nga c'duhej, cka do e detyronte qeverinė tė rishikonte sėrish buxhetin

Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi