Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Sun Dec 11, 2016 9:02 am


You are not connected. Please login or register

Mospėrputhjet e shifrave me KQZ-nė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Mospėrputhjet e shifrave me KQZ-nė prej Tue May 24, 2011 10:56 pm

X


WebMaster
WebMaster

Mospėrputhjet e shifrave me KQZ-nė
24/05/2011 19:40

Mospėrputhjet e shifrave me KQZ-nė
Nė tabelėn pėrmbledhėse tė rezultatit pėr kryetar tė Bashkisė Tiranė rezulton se nė kuti janė gjetur 870 vota mė shumė se numri i zgjedhėsve qė kanė votuar.

Megjithatė kjo mund tė ndodhė, kur dikush, pėrpara se tė votojė, harron tė firmosė pėrkrah emrit tė tij nė listėn e zgjedhėsve.

870 vota mė shumė, ose thėnė ndryshe, 870 zgjedhės harraqė janė mesatarisht 1.7 zgjedhės pėr qendėr votimi.

Njė shifėr statistikisht e pranueshme pėr specialistėt e zgjedhjeve. Mirėpo tabela pėrmbledhėse ka njė tjetėr mospėrputhje.

Le tė shohim pak vendimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr vlerėsimin e fletėvė tė hedhura nė kutinė e gabuar.

Po tė mbledhėsh njė pėr njė kėto vota tė hedhura gabim, rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka shpėrndarė tė tre kandidatėve pėr Bashkinė e Tiranės 250 vota gjithsej.

Nė tabelėn pėrmbledhėse pėr Bashkinė e Tiranės diferenca e votave ėshtė nė fakt 238.

Nuk po ndalemi se ku shkuan 12 vota, por po marrim pėr tė mirėqenė kėtė diferencė, siē konstatohet nė tabelėn pėrmbledhėse tė Tiranės.

Nė dokumentin me vlerė zyrtare, diferenca del nga votat e vlefshme dhe tė pavlefshme dhe fletėt e gjetura realisht nė kuti.

Kjo mospėrputhje nė fakt ėshtė logjike, sepse votat shtesė qė u janė rishpėrndarė kandidatėve, kanė qenė fizikisht jo nė kutinė e kryetarit tė bashkisė, por nė kutinė e kryetarit apo kėshillit tė minibashkisė.

Dy janė mundėsitė pėr kėtė mospėrputhje: Ose njė person ka votuar 2 herė nė tė njėjtėn kuti, pra nė kutinė e kryetarit tė minibashkisė ka hedhur edhe votėn pėr kryetarin e minibashkisė edhe votėn pėr kryetarin e bashkisė.

Ose kutitė janė mbushur mė pas, nė pėrfundim tė proēesit tė votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka njė shpjegim zyrtar pėr kėtė mospėrputhje shifrash.

Por edhe nėse do ta kishte, njė situatė normale kėrkon njė pėrputhje aritmetikore tė shifrave.

Shifrat rakordohen duke parė numrin e zgjedhėsve qė kanė votuar, numrin e fletėve tė gjetura nė kuti dhe stokun e fletėve tė papėrdorura.

Por pėr kėtė, duhen hapur tė katėr kutitė. Tirana kishte 485 qendra votimi nga 4 kuti secila, shumėzim me 2, pėr tė llogaritur edhe kutitė e materialeve zgjedhore, japin gjithsej 3880 kuti.

Pėr shqyrtimin e tė cilave do tė duhej mė shumė se 6 muaj kohė.

Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi