Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:24 am


You are not connected. Please login or register

Rama: Fituam nė Tiranė e nė Shqipėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Rama: Fituam nė Tiranė e nė Shqipėri prej Tue May 24, 2011 10:57 pm

X


WebMaster
WebMaster

Rama: Fituam nė Tiranė e nė Shqipėri
24/05/2011 15:40

Rama: Fituam nė Tiranė e nė Shqipėri
Partia Socialiste nuk njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė garėn pėr kryeqytetin, pėrsa kohė, sic tha kreu Edi Rama, ai ėshtė vjedhur nė sytė e tė gjithė shqiptarėve nė mėnyren mė tė shėmtuar tė mundshme. (UPDATE)

Sipas liderit te opozites ajo qe ka ndodhur eshte nje kanibalizem ligjor dhe aritmetik.

“Votat e futura enkas pėr tė ndryshuar rezultatin nuk pėrputhen me tabelat e zgjedhėsve dhe tė votave pėr frymė zgjedhėsish. Pra Saliu ka bėrė gabim cdo llogari nė pėrpjekjen e dėshpėruar pėr tė grabitur fitoren tonė mė 8 maj nė Tiranė”, tha Rama.

Sipas Edi Rames, opozita nuk do te terhiqet kurresesi ne ate qe e quajti beteje ligjore dhe demokratike.

“Nuk ka asnjė gjasė asnė mundėsi qė opozita jo tė tėrhiqet, por tė ndalet nė rrugėn e rivendosjes sė demokracisė”, tha Rama.

Lideri i opozites tha se Berisha po ben nje presion policor mbi Kolegjin Zgjedhor, gjykatesit e te cilit sipas tij, po mbahen te rrethuar nga forca te shumta te rendit, jo pa qellim.

“Po nga kush i mbron Saliu gjykatėsit? Nga opozita? Opozita nuk ka konflikt dhe as llogari tė hapura me gjykatėsit, por vetėm me Saliun dhe pushtetin e vjedhur, qė synon pėrmes vjedhjes sė mandatit tonė nė Tiranė tė asgjėsojė besimin e shqiptarėve te zgjedhjet dhe tė godasė opozitėn, duke shpresuar tė dekurajojė opozitarizmin. Rasti ėshtė kaq flagrant, sa unė e shoh tė vėshtirė qė gjyqtarė me integriteti minimal profesional tė mund t’i hanė popullit opozitar njė hak tė pashlyeshėm”, tha Rama.

Ne rast se Kolegji nuk do t’i jape shqiptarėve voten e tyre, sic tha zoti Rama, atehere mbetet vetem nje zgjidhje.

“Atė qė ky popull nuk e gėlltiti nė kohėn e Saliut tė Parė, te mund ta gėlltisė nė kohėn e Saliut tė Dytė”, tha Rama.

Top Channel

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi