Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:24 am


You are not connected. Please login or register

Biden nė Athinė, mė 5 dhjetor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default Biden nė Athinė, mė 5 dhjetor prej Tue Oct 11, 2011 12:39 pm

X


WebMaster
WebMaster

Vetem disa muaj pas vizites se numrit nje te diplomacise amerikane Hillari Klitnon,do te vizitoje Athinen edhe zevendespresidenti amerikan Joe Biden dhe do te takohet me kryeministrin Jorgos Papandreu. Lajmin e ka bere te ditur Shtepia e Bardhe qe ka komunikuar viziten e numrit dy te Uashingtonit ne rajon, ne daten 5 dhjetor.

Athina zyrtare e cileson kete vizite si nje shprehje interesi nga ana e SHBA per zgjidhjen e ceshtjes se borxhit grek, ne nje moment te veshtire per Greqine dhe Europen.

Ne shtypin vendas jane publikur kohet e fundit shume artikuj ne te cilet eshte theksuar presioni qe Barak Obama ka ushtruar ndaj kancelares gjermane Angela Merkel per nje zgjidhje sa me te shpejte te krizes se borxhit qe po trondit gjithe Europen.Oret e fundit madje presidenti amerikan ka pasur edhe nje bisede telefonike me homologun e tij francez Nikola Sarkozi.

Qarqet diplomatike greke theksojne se kjo vizite con nje mesazh stabiliteti ndaj tregjeve financiare, perderisa ardhja e Joe Biden ne Athine, konsiderohet si nje vote besimi ndaj Greqise dhe rolit qe ajo mund te luaje, ne rajonin e Mesdheut, Ballkanit dhe ne BE, megjithe problemet e medha qe ajo perballon.I vetmi aspekt negativ eshte fakti se deri ne 5 dhjetor do te kete zhvillime te vrullshme politike dhe ekonomike ne BE dhe vendet e eurozones, midis tyre dhe Greqia.

Zėvendėspresidenti Biden njihet si nje politikan qe mban lidhje te ngushta me homogjenet greke te Amerikes te cilet dhe e kane votuar ne zgjedhjet presidenciale. Ai eshte pozicionuar shpeshhere ndaj dhenies fund te pushtimit te Qipros Veriore nga forcat turke dhe nje prej temave kryesore te axhendes se bisedimeve te tij do ta jete pa dyshim bashkepunimi Greqi-Qipro-Israel, si dhe kerkimet e tyre te naftes dhe gazit natyror ne rajon.

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi