Shqiperia.co.nr Albanian Community
Pershendetje!
Shqiperia.Co.Nr Albanian Community ju ofron shum informacione, tema, diskutime, video e gjithcka tjeter... Faleminderit qe na vizituat, kalofshi sa me kendshem ne shoqerin e antareve te tjere te forumit!
Shqiperia.co.nr Albanian Community

Mire se vini Vizitor .! Sot Mon Dec 05, 2016 3:26 am


You are not connected. Please login or register

23 vjet burg pėr Ilir Pajėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1default 23 vjet burg pėr Ilir Pajėn prej Tue Oct 11, 2011 12:40 pm

X


WebMaster
WebMaster

Gjykata e Krimeve tė Rėnda e ka shpallur sėrish fajtor Ilir Pajėn, i njohur ndryshe nė mediat italiane si mjeshtėr i arratisjeve.

Edhe pse Gjykata e Lartė nuk ėshtė shprehur ende pėr vendimin e parė qė Paja ka marrė nė apelin e Krimeve tė Rėnda me gjashtė vjet e tetė muaj burgim, pėr njė ngjarje tė ndodhur nė Tiranė, shkalla e parė rėndon sėrish pozitėn e tė pandehurit nga Kucova duke dhėnė verdiktin e saj me 23 vjet heqje lirie tė tjera dhe 3 milionė lekė gjobė.

Ky dėnim u dha pėr llogari tė hetimeve qė Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kreu pėr njė seri ngjarjesh tė ndodhura nė Itali pėr tė cilat akuzohet Paja.

Ndaj Pajės u krye hetimi gjyqėsor pėr vrasje me dashje nė Itali, vrasje me dashje e mbetur nė tentativė, rrėmbim dhe mbajtje peng personi dhe marrėdhėnie seksuale me dhunė.

Sipas Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Ilir Paja u arrestua nė Itali pėr llogari tė shtetit gjerman, ku akuzohej pėr vrasje.

Por pas dy arratisjesh tė bujshme nė kėtė shtet, njėra me carcaf dhe tjetra nga njė ambulancė, rezulton e provuar se nė 2006-ėn ka kryer njė seri veprash tė tjera penale sė bashku me njė shtetas shqiptar.

Pas njė grindjeje me disa shtetas nga Ekuadori, Paja dhe Gentian Makshia qėlluan nė drejtim tė dy personave duke lėnė tė vrarė Gonzales Ramires dhe plagosur njė tjetėr.

Pas kėsaj ngjarjeje, dy shqiptarėt u larguan nga vendngjarja duke rrėmbyer njė 19-vjecare rumune, tė cilėn e mbajtėn nė njė banesė ku strehoheshin dhe kryen marrėdhėnie seksuale me dhunė.

Mė tej, thotė prokuroria, Paja dhe bashkėpunėtori i tij udhėtuan nė dalje tė Novarės dhe pasi kontaktuan me njė grup endacakėsh kėrkuan ndėrrimin e automjetit tė tyre.

Ilir Paja aktualisht po vuan dėnimin pėr ngjarjen e 2008-ės, kur njė oficer policie mbeti i plagosur gjatė njė aksioni pėr kapjen e tij nė vendin e njohur si “Farmacia 10”, akuzė e cila fillimisht ishte pėr vrasje e mbetur nė tentativė, por qė gjatė proceseve u ndryshua nė plagosje tė rėndė.

http://Shqiperia.co.nr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi